Lennart Karl humbet Kampionatin Botëror pas lëndimit të pësuar në stërvitje me Gjermaninë
E ardhmja e Edon Zhegrovës te Juventusi është e pasigurt. Zhegrova mund të largohet nga Juve pas vetëm një viti.
Gazetari Romeo Agresti ka raportuar se Zhegrova nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Luciano Spalletti për edicionin e ardhshëm.
Sulmuesi i Kosovës nuk ka pasur shumë hapësirë te Juve në edicionin 2025/26.
E përfundoi kampionatin pa shënuar gol dhe pa regjistruar asistim.
27-vjeçari në të gjitha garat luajti vetëm 525 minuta. Në shumë prej ndeshjeve u inkuadrua nga pjesa e dytë.
Për sulmuesin e krahut ka interesim nga disa skuadra turke si Trabzonspor e Beshiktash.
Zhegrova me “Zonjën e Vjetër” ka kontratë deri në verën e vitit 2030. /Koha.net/