Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë në seancë plenare se është e turpshme për qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti e cila ndali ndihmat e pandemisë për pensionistët, policët e stafin shëndetësorë dhe ato mjete i shpenzoi për t’ua paguar rrymën serbëve në veri të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Ajo tha se vendimin e Qeverisë për uljen e shtesave, janë fyer dhe është zhvlerësuar puna e policëve, punëtorëve shëndetësor, dhe është prekur dinjiteti i rreth 180 mijë pensionistëve prej tyre 140 mijë pensionistëve bazik që marrin pension social.