24 orët e fundit në rajonin e Gjakovës: Dhunë në familje, vjedhje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje

Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Gjakovës janë raportuar raste të dhunës në familje, vjedhjes së rëndë dhe armëmbajtjes pa leje. Policia ka arrestuar dy persona në Gjakovë për posedim të një mjeti të mprehtë, ndërsa një rast i vjedhjes së rëndë mbetet nën hetime.

DHUNË NË FAMILJE

Rahovec / 24.05.2026 – 18:30. Është shoqëruar në stacion policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKMF dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

VJEDHJE E RËNDË

Rr. Gjergj Fishta, Gjakovë / 24.05.2026 – 16:00. Është raportuar se persona të panjohur brenda shtëpisë së viktimës mashkull kosovar kanë vjedhur para të gatshme, orë dore, zinxhir, një telefon mobil, portofol, letërnjoftim, etj. Rasti është duke u hetuar.

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Rr. Gjon Nikollë Kazazi, Gjakovë / 25.05.2026 – 00:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një mjetë i mprehtë-thikë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Read Previous

Çmimet e naftës bien pas sinjaleve për një marrëveshje me Iranin

Read Next

Festa e Kurban Bajramit, BIK tregon kohën e faljes së namazit