GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Futbollisti kosovar, Bersant Celina, ka shënuar gol të dielën në derbin e Suedisë kundër Hammarbyt.
Golin për 2:1, Celina e shënoi në minutën e 84-t.
Derbi ndërmjet Hammarbyt dhe AIK-ut i takoi xhiros së nëntë të elitës së futbollit suedez.
“Ne e merituam fitoren. Ne luajtëm mirë kundër tyre. Kemi krijuar raste dhe jemi mbrojtur mirë. Ne ishim më të mirë sot”, tha heroi i derbit.
Ai luajti deri në fund të ndeshjes.
Për 29-vjeçarin ishte goli i dytë, ndërsa ka edhe një asistim në kampionatin suedez./koha.net