Carvajal, Alaba e Arbeloa përshëndeten me fitore nga “Santiago Bernabeu”

Dani Carvajal, David Alaba e Alvaro Arbeloa janë përshëndetur me fitore nga “Santiago Bernabeu”.

Mbrojtësit Carvajal e Alaba dhe trajneri Arbeloa ditë më parë e paralajmëruan largimin nga Reali pas përfundimit të edicionit 2025/26. 

Reali të shtunën mbrëma në xhiron e fundit të La Ligas e mposhti Athletic Bilbaon me rezultatin 4:2.

Golat për Realin i shënuan Gonzalo Garcia, Jude Bellingham, Kylian Mbappe dhe Brahim Diaz.

Ndërsa për Bilbaon golat i realizuan Gorka Guruzeta dhe Izeta.

Reali e përfundon kampionatin në vendin e dytë me 86 pikë. Ndërsa Bilbao e mbyll sezonin në vendin e 12-të me 45 pikë.

Pas largimit të Arbeloas, drejtimin e Realit pritet ta marr Jose Mourinho./koha.ng

Read Previous

Të shtëna pranë Shtëpisë së Bardhë, Shërbimi Sekret izolon zonën

Read Next

Sali Berisha rikonfirmohet kryetar i PD’së, fiton ‘‘garën’’ brenda partisë me gati 40 mijë vota