Publikohen çmimet e derivateve për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e ri të çmimeve të derivateve në vend.

Sipas njoftimit, një litër naftë sot do të shitet me çmimin 1.64 euro.

Ndërkaq, benzina do të tregtohet me çmim prej 1.56 euro për litër, ndërsa gasi do të kushtojë 0.75 euro për litër.

Këto çmime vlejnë për ditën e sotme dhe janë përcaktuar nga autoritetet kompetente në kuadër të monitorimit të tregut të derivateve./reporteri

Read Previous

Një javë pas pezullimit nga Pentagoni, Trump njofton dërgimin e 5 mijë trupave shtesë në Poloni

Read Next

E ardhmja e ushtarëve amerikanë në Evropë, takimi dyditor i ministrave të Jashtëm të NATO-s në Suedi