GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Filmi “Dua” i Blerta Bashollit fitoi çmimin “SACD” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kanë, që jepet gjatë seksionit paralel të Kanës, “Semaine de la Critique” nga Shoqata e Autorëve dhe Kompozitorëve Dramaturgjikë.
Çmimi “SACD” jepet zakonisht për skenarin më të mirë ose autorin e një filmi me stil origjinal dhe të fuqishëm.
Blerta Basholli është edhe skenariste e filmit, në bashkëpunim me Nicole Borgeat.
Filmi “Dua” paraqet një realitet të viteve ’90 në Kosovë.
Në filmin “Dua” luajnë aktorët Arben Bajraktaraj, Kaona Matoshi, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Fiona Abdullahu dhe Mila Saviq. /KosovaPress/