Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Gara për titull kampioni në Angli vazhdon të jetë “e zjarrtë”, ndërsa vëmendja në fundjavë do të jetë në derbin mes Manchester Unitedit dhe Liverpoolit.
Në program është xhiroja e 35-të nga 38 sa janë gjithsej në Premier League.
Arsenali synon fitore të shtunën në shtëpi ndaj Fulhamit, në ndeshjen që luhet nga ora 18:30. Arsenali është lider me 73 pikë, por me një ndeshje më shumë se Manchester City. City i vendit të dytë i ka 70 pikë nga 33 ndeshje.
Skuadra e Pep Guardiolas të hënën e mbyll xhiron me ndeshjen në udhëtim tek Evertoni, nga ora 21:00.
Ndeshje interesante në këtë fundjavë do të jenë edhe ato për mbetje në elitë. West Hami luan në udhëtim te Brentfordi të shtunën nga ora 16:00, kurse Tottenhami e viziton Aston Villan të dielën nga ora 20:00.
Në Angli mund të kryejë punë për objektivat e skuadrave çdo gol i shënuar. Nëse skuadrat kanë pikë të njëjta dhe goldallim të njëjtë në fund të sezonit, numri i golave të shënuar është kriteri tjetër që merret për bazë.
Unitedi e Liverpooli do të luajnë të dielën nga ora 16:30 për të siguruar vend në Champions edicionin tjetër. Unitedi, i treti, i ka 61 pikë, derisa Liverpooli e Aston Villa në vendin e katërt e të pestë i kanë nga 58 pikë. /Koha.net/