Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar ofertën e re të VV-së për president.
Ai ka bërë me dije se Kurti duhet të përcaktohet nëse do marrëveshje politike me LDK-në.
Nëse Kurti do marrëveshje me LDK-në, ai ka thënë se propozim i LDK-së për president mund të jetë Vjosa Osmani.
“Në qoftë se ka dashur marrëveshje politike me LDK-në dhe don marrëveshje politike me LDK-në, atëherë LDK-ja mund të propozojë dhe emra. Ne s’kemi nevojë t’i propozojmë 3, propozojmë 1. Mundet me qenë edhe Vjosa Osmani, por le të na tregon ai a i ka 66 vota për këtë president. Mundet me qenë.
Por njëherë duhet me vendos a do marrëveshje politike me LDK-në, apo don 90 vota? 90 vota me neve nuk i ka. Meqenëse nuk i ka 90 vota me ne, po më duket manovër politike. Po le të mirret vesh me PDK-në. Le të tregon dhe më pas ne i përgjigjemi bashkë me 15 votat tona. Propozimi ynë ka qenë gjithmonë marrëveshje politike. Por marrëveshje politike ku s’i takon presidenti Vetëvendosjes.”, ka thënë ai. /Nacionale/