Unitedi humb nga Leedsi në “Old Trafford”

Manchester Unitedi ka humbur nga Leeds Unitedi të hënën mbrëma. Unitedi e humbi 2:1 ndeshjes e luajtur në “Old Trafford”, në kuadër të  xhiros së 32-të të Premier Leagues.

Pjesa e parë përfundoi 2:0 në të mirë të mysafirëve falë dy golave të Noah Okaforit.  Ai golin e parë e realizoi në minutën e pestë, kurse të dytin në minutën e 29-të.

Ndonëse me një lojtarë më pak në fushë, pas kartonit të kuq të Lisandro Martinezit në minutën e 56-të, Unitedi, arriti t’i realizoj gol Leedsit.  Në minutën e 69-të golin e vetëm për Unitedin e shënoi Casemiro.
Unitedi mbetet në vendin e tretë me 55 pikë, sa ka edhe Aston Villa.
Leedsi zë pozitën e 15-të me 36 pikë./koha.net

Read Previous

Turizmi në Kosovë ka shënuar rritje

Read Next

Vance: SHBA i ka arritur qëllimet në Iran