Kurti: Serbia kreu gjenocid ndaj shqiptarëve në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 27-vjetorin e masakrës në Lubizhdë të Hasit, duke akuzuar Serbinë për krime dhe gjenocid ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.

Ai tha se më 12 prill 1999 forcat serbe rrethuan zonën ku ishin strehuar civilët shqiptarë, duke kryer tortura, ekzekutime dhe dëbime të popullsisë.

Kurti rikujtoi se gjatë asaj periudhe u vranë civilë të paarmatosur dhe pjesëtarë të UÇK-së, duke e cilësuar këtë si krim shtetëror të Serbisë.

GazetaSinjali/

Read Previous

Marrëveshja ShBA-Iran dështoi, sulmet izraelite në Liban vazhduan gjatë natës

Read Next

Vajzat e Kosovës nisin me fitore të thellë, mposhtin bindshëm Moldavinë