Vjedhje në xhami, thyen kasafortën dhe merr 300 euro në monedha

Një rast i pazakontë vjedhjeje është raportuar në fshatin Shipashnicë e Poshtme të Kamenicës, ku cak i hajnave kësaj radhe është bërë xhamia.

Sipas Policisë, ankuesi ka raportuar më 06.04.2026 se përmes kamerave të sigurisë ka vërejtur një person të dyshuar duke hyrë brenda objektit të xhamisë.

I dyshuari ka përdorur forcë për ta thyer kasafortën dhe nga aty ka vjedhur rreth 300 euro para të gatshme, kryesisht në monedha metalike.

Rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa për të është njoftuar prokurori kompetent. Hetimet janë duke vazhduar. /RTKLive

Read Previous

​Botohet romani dokumentar në përkujtim të viktimave të Poklekut të Vjetër

Read Next

MINTI: Çmimet e derivateve mbesin të pandryshuara