Pesë shpërthime të mëdha në Dubai pas sulmit me raketa dhe dronë

Të paktën pesë shpërthime të mëdha janë raportuar në Dubai të martën në mëngjes, kanë njoftuar autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Euronews” ka raportuar nga terreni se të paktën pesë shpërthime të mëdha kanë tronditur qytetin të martën në mëngjes nga një sulm iranian me raketa dhe dronë në qytet.

Nuk ka raportime për viktima e as për dëme, ndërsa banorët janë drejtuar nëpër strehimore nëntokësore.

Vendndodhja e saktë e goditjeve ende nuk dihet.

“Sistemi i mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe po angazhohet në mënyrë aktive me kërcënimet nga raketat”, tha ministria e mbrojtjes në një deklaratë./koha.net

Read Previous

FMN: Lufta në Lindjen e Mesme po rrit inflacionin dhe po kërcënon zinxhirët e furnizimit

Read Next

Rubio: SHBA-ja mund të rivlerësojë aleancën me NATO-n