GTA 6 pritet të sjellë fitime rekord, parashikohen miliona porosi paraprake
Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se do t’u dërgojë ftesa liderëve të partive opozitare për takime sa përket çështjes së presidentit. Kurti insiston se për të qenë të sigurt për zgjedhjen e presidentin duket të jenë së paku 85 apo 86 vota në Kuvend.
Kreu i qeverisë tha se mbrëmë u kthye nga Parisi, pas takimit që pati me presidentin francez, Emmanuel Macron, prandaj nuk e pati kohën e mjaftueshme që t’i bënte konsultimet e brendshme për takimet e ardhshme.
“Padyshim që do të bëjë ftesa për takime për kryetarët e partive opozitare në mënyrë që të shohim se cilat janë rrugët, ashtu që të marrim numrin prej së paku 80 deputetëve. E unë po e ritheksoj se nuk është mirë që të jemi 80 ose 81, duhet të jemi rreth 85 deri ne 86, në mënyrë që të jemi të sigurt në që ta zgjedhim presidentin aty. Dhe për këtë do të bëjë edhe ftesa e do të zhvillojmë edhe takime, por çfarë ofertash e kërkesash do të ketë në ato takim,e duhet të presim që të ndodhin ato takime”, tha Kurti në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.
Kurti tha se i kanë edhe 30 ditë, dhe i nevojitet kohë për konsultime të brendshme.
“Pra nuk janë tri ditë, janë 30. Por, do të përpiqemi që sa më parë të bëjmë sa më shumë, por mua më nevojiten konsultimet e brendshme dhe natyrisht ajo që dihet është që pas këtyre konsultimeve të brendshme që do t`i zhvillojë, menjëherë do të dërgojë ftesa për takim me kryetarët e partive opozitare. Sa është e rëndësishme që ta trajtojmë me urgjencë është e rëndësishme që të kemi edhe sukses. Sepse, në fund të fundit nuk do të matemi me përpjekjet që bëjmë, por me suksesin që e arrijmë. Në këtë kuptim çështja është e rëndësisë më të lartë, është urgjente”, tha ai.
Kurti është pyetur edhe për ekspozitën që u hoq nga sheshi i Prishtinës, e cila ngjalli reagime të shumta, për çka u thirr edhe një protestë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
“Ajo nuk ndodhet më në shes. Aty ka shumë masakra që nuk janë përfshirë, por kishte edhe të tilla që kanë pasur gabime në tekst. Ato doemos duhet të korrigjohen e të përmirësohen. E vërteta për ne dhe krimet e kryera në Kosovë duhet të ekspozohen sa më shumë jo vetëm para botës, por edhe para nesh, në veçanti para të rinjve e brezave që do të vijnë”, tha Kurti.
Ndërkaq, shtoi ai, është e rëndësishme edhe për aspektin ndërkombëtar.
“Sepse ne dëshirojmë që bota me të cilën ne kemi ndërveprim të dendur të mos harrojë asnjëherë se çmimi i lirisë dhe pavarësisë ishte shumë i lartë dhe në veçanti në popullsinë civile, sepse shumica dërrmuese të vrarë në Kosovë janë popullsi civile”, tha ai.
Kreu i Qeverisë tha se një ekspozitë e saktë e drejt dhe e plotë, mbi të gjitha e vërtetë për krimet e Serbisë në Kosovë duhet të rikthehet sa më parë.
“Madje një datë optimale do të mund të ishte qershori, përkatësisht koha kur shënojmë përvjetorin e 27 të çlirimit të Kosovës. Dhe jo vetëm kaq, është me rëndësi që ajo të mos jetë vetëm në Prishtinë, por edhe në të gjitha komunat e Kosovës”, tha kryeqeveritari. /RTKlive