Parashikimi i motit për sot

Të premten në vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në viset malore, për shkak të temperaturave më të ulëta, reshjet do të jenë në formë shiu dhe bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 5 deri në 8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë./kosovapress

Read Previous

European Clinic Pharmacy, nga sot në shërbim të qytetarëve

Read Next

Kosova dhe rajoni i Ballkanit në qendër të strategjisë së NATO-s, aleanca paralajmëron për rreziqet nga Rusia