Si do të jetë moti sot në vend? Ja çfarë pritet

Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë ditës, me afrimin e ciklonit nga Italia, pritet shtim i vranësirave, duke mos përjashtuar mundësinë për reshje të izoluara, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit.

Në mbrëmje, pritet që gradualisht të arrijë fronti i ftohtë me lëvizje nga perëndimi drejt lindjes, duke sjellë reshje shiu në të gjithë vendin, të cilat, deri pak para mesnatës, pritet të përfshijnë edhe pjesën lindore. Në zonat malore reshje bore.

Era do të fryjë nga drejtimi i perëndimit, jugut dhe juglindjes, e cila herë pas here pritet të jetë jashtëzakonisht e fuqishme, sidomos në pjesë të Rrafshit të Dukagjinit, me shpejtësi prej 25-80 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 18°C. Në mbrëmje ulje e shpejtë e temperaturave. /MeteoKosova/

Read Previous

8 vjeçarja Dinora Jashari në luftë për jetë, i duhet ndihmë financiare për shërim

Read Next

27 vjet nga masakrimi i 243 shqiptarëve në Krushë të Madhe