Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Të martën, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 11 deri në 14 gradë Celsius.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 8 metra për sekondë, transmeton KosovaPress.
Kushtet e tilla meteorologjike do të vazhdojnë të jenë të paqëndrueshme gjatë ditës, duke ndikuar në freski dhe lagështi në territorin e vendit./kp