Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Kombëtarja e Kosovës në futboll, nis sot përgatitjet për një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj, përballjen ndaj Sllovakisë.
“Dardanët” do të përballen me Sllovakinë më 26 mars në Bratislavë, në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it për Kupën e Botës 2026. Ky duel konsiderohet jetik për Kosovën, e cila synon të bëjë një hap historik drejt kualifikimit në Botërorin 2026.
Kombëtarja jonë do të kërkojë fitore për të siguruar një vend në finalen e madhe të play-off-it. Në rast triumfi, Kosova do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Turqisë dhe Rumanisë, finale që është planifikuar të zhvillohet më 31 mars në Prishtina.
Ndërkohë, Federata e Futbollit të Kosovës, ka bërë të ditur se përzgjedhësi Franco Foda do të mbajë sot në orën 12:00 konferencën e parë për media, ku pritet të flasë për përgatitjet dhe pritshmëritë para kësaj sfide vendimtare. /RTKLive