Filharmonia e Kosovës ka organizuar një koncert edukativ për fëmijë në kuadër të programit “Arti në shkolla”, duke sjellë përvojë muzikore për rreth 150 nxënës të shkollave fillore.
Në këtë aktivitet, Kori i Filharmonisë së Kosovës interpretoi vepra të ndryshme korale nga kompozitorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke i afruar nxënësit me botën e muzikës klasike dhe të këndimit koral.
Koncerti u shoqërua edhe me bashkëveprim me publikun. Disa prej nxënësve patën mundësinë të provojnë rolin e dirigjentit, ndërsa të tjerë morën pjesë në interpretimin e disa pjesëve së bashku me korin.
Në koncert morën pjesë nxënësit e klasave të dyta dhe të treta nga shkollat fillore Shkolla Fillore Naim Frashëri dhe Shkolla Fillore Faik Konica, të cilët përjetuan nga afër një aktivitet artistik dhe edukativ të veçantë./KultPlus.com