Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka thënë se sot se bllokimi institucional që po ndodh sot rrezikon ta fusë vendin në një krizë të thellë dhe në zgjedhje të reja, gjë që do të ishte goditje e rëndë për shtetin dhe ekonominë.
AKB në një reagim thekson se bizneset dhe ekonomia nuk mund të përballojnë një tjetër krizë politike dhe një tjetër periudhë të gjatë pa institucione funksionale.
“Kosova po hyn në një nga momentet më të rrezikshme politike që nga paslufta. Bllokimi institucional që po ndodh sot rrezikon ta fusë vendin në një krizë të thellë dhe në zgjedhje të reja, gjë që do të ishte goditje e rëndë për shtetin dhe ekonominë. Aleanca Kosovare e Bizneseve, paralajmëroj se bizneset dhe ekonomia nuk mund të përballojnë një tjetër krizë politike dhe një tjetër periudhë të gjatë pa institucione funksionale./telegrafi