Cilat janë vendet kryesore me rezervat më të mëdha të naftës – ku renditet Irani?

Nën kaosin e menjëhershëm të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit qëndron edhe një çështje jo pak e rëndësishme, ndikimi i saj në çmimin e naftës.

Por cili vend mban rezervat më të mëdha të lëndëve djegëse fosile?

Sipas një shkrimi të mediave të huaja, aktualisht, rezervat e provuara tregojnë se Venezuela kryeson me 303 miliardë fuçi, e ndjekur nga Arabia Saudite (267 miliardë) dhe Irani (~208 miliardë), me OPEC-un që kontrollon mbi 60% të totalit.

Vendet me rezervat më të mëdha të naftës:

  • 1. Venezuela – 303 miliardë fuçi
  • 2. Arabia Saudite – 267 miliardë
  • 3. Irani – 209 miliardë
  • 4. Kanadaja – 163 miliardë
  • 5. Iraku – 145 miliardë
  • 6. Emiratet e Bashkuara Arabe – 113 miliardë
  • 7. Kuvajti – 102 miliardë
  • 8. Rusia – 80 miliardë
  • 9. Libia – 48 miliardë
  • 10. SHBA – 45 miliardë…

/Telegrafi/

Read Previous

Situata me presidentin e ri të vendit, ende asgjë konkrete

Read Next

Amazon thotë se tri qendra të të dhënave u dëmtuan nga sulmet me dronë në Lindjen e Mesme