Ministrja Pacolli dhe Orav flasin për planet në fushën e mjedisit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka pritur në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav me të cilin kanë diskutuar për planet dhe vizionin e përgjithshëm të dyja palëve në mbështetjen e projekteve që lidhen me fushën e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë.

Ambasadori Orav e uroi Ministren Pacolli për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me qëllim të avancimit të agjendës së gjelbër.

“Ministrja Pacolli, nga ana e saj, e falënderoi Ambasadorin Orav për mbështetjen e vazhdueshme dhe theksoi përkushtimin e Ministrisë për të thelluar bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, në funksion të realizimit të projekteve që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit dhe mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. /RTKlive

Read Previous

Rutte bën thirrje për garanci efektive sigurie për Ukrainën

Read Next

Hungaria vlerëson rolin e Shqipërinë në stabilitet të rajonit