Zhegrova nuk bën pjesë në planet e trajnerit Spalletti

Të paktën gjashtë lojtarë të skuadrës aktuale të Juventusit nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Luciano Spalletti për sezonin e ardhshëm. 

Në mesin e tyre është edhe Edon Zhegrova, futbollisti i Kosovës, ka njoftuar të enjten mediumi i njohur italian “La Gazzetta dello Sport”. 

Sipas gazetës italiane, Spalletti i ka identifikuar këta futbollistë, të cilët nuk do të jenë në planin e tij për edicionin 2026/2027, nëse ai do të jetë trajner edhe në atë kohë. 

26-vjeçari Zhegrova ka luajtur në vetëm 374 minuta nga 18 ndeshje sa është aktivizuar në edicionin aktual. /Koha.net/

Read Previous

Makina legjendare e Ayrton Senna del në ankand, pritet të shitet mbi 12 milionë dollarë

Read Next

Komisioni për buxhet e përfshin buxhetin e Prishtinës në projektligj