Rama: Gëzuar Pavarësinë, me keqardhjen që s’mund të jem në Prishtinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një fotoalbumi nga vizita e një dite më parë, ka uruar Kosovën ne 18-vjetorin e pavarësisë.

Ai teksa uroi, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë” që do të mbahet sot.

“Me FotoALBUMIN e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë”, u shpreh kryeministri i Shqipërisë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Krerët e shtetit bëjnë nderime te monumenti i të Pagjeturve

Read Next

Në mbledhjen e qeverisë, Kurti: Disa përfaqësues të shpalljes së pavarësisë janë padrejtësisht në Hagë