Ministria e Financave e Banka Botërore me marrëveshje 96 milionëshe
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka shprehur shqetësim të thellë dhe kundërshtim ndaj përmbajtjes së fjalëve përmbyllëse të Prokurorisë në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Sipas OVL e UÇK-së, pretendimet që udhëheqësit e UÇK-së etiketohen si pjesë e një “Ndërmarrjeje të Përbashkët Kriminale” përbëjnë një tentativë të papranueshme për kriminalizimin e luftës çlirimtare dhe rishkrimin e historisë së rezistencës së popullit të Kosovës. Organizata riafirmon se UÇK-ja ishte dhe mbetet ushtri legjitime, e mbështetur nga populli dhe e njohur nga bashkësia ndërkombëtare.
Në reagim thuhet se gjykata po zhvillon një proces selektiv dhe të njëanshëm, duke injoruar krimet shtetërore të Serbisë dhe duke u fokusuar mbi drejtuesit e luftës çlirimtare. OVL e UÇK paralajmëron se do të vazhdojë të mbrojë të vërtetën historike, dinjitetin e luftës dhe figurat e bashkëluftëtarëve të saj, duke theksuar se drejtësia e vërtetë ndërtohet mbi të vërtetën e plotë, jo mbi shtrembërim faktesh. /RTKlive