Gjashtë ankesa në Gjykatën Supreme për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Gjykata Supreme, ka konfirmuar për RTK se bazuar në informacionet nga Zyra për Menaxhimin e Lëndëve, në Gjykatë Supreme, deri më tani, janë pranuar gjashtë ankesa administrative.

“1 ankesë administrative, kundër vendimit të PZAP-së, nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës. 1 ankesë administrative, kundër vendimit të PZAP-së, nga Koalicioni PAI-PDAK-LPB, 1  ankesë administrative, kundër vendimit të PZAP-së, nga Emilia Rexhepi (NDS), 1  ankesë administrative, kundër vendimit të PZAP-së, nga Partia e Re Demokratike (Nova Demokratski Stranka-NDS), Prizren, 2  ankesa administrative, kundër vendimeve të PZAP-së, nga Bekim Haxhiu”, thuhet në përgjigjen e Supremes.

Afati i vendosjes për këto ankesa, në Gjykatën Supreme, është pesë ditë. /RTK/

Read Previous

Therrjet ilegale, rrezik serioz për sigurinë ushqimore, AUV-i paralajmëron masa

Read Next

Skandali Epstein godet Britaninë, kryeministri kërkon falje publike për emërimin e një ambasadori