Komandanti i FSK-së realizon vizitë zyrtare të rëndësishme në SHBA

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, po realizon vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit në SHBA, gjenerallejtënant Jashari mori pjesë në organizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Iowa, ku vlerësoi lartë bashkëpunimin dhe partneritetin dhe falënderoi zyrtarët shtetëror për mbështetjen e pakursyer që ofrojnë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas një njoftimi n% Facebook, pjesë e agjendës zyrtare ishte edhe vizita në shtëpinë e veteranëve të ushtrisë së SHBA-ve në Iowa. Gjatë kësaj vizite, Komandanti i FSK-së u njoh me aktivitetet, procedurat dhe rolin e rëndësishëm të këtij institucioni në mbështetje të veteranëve.

Në përfundim të vizitës, Gjenerallejtënant Jashari shprehu mirënjohje për të gjithë veteranët e ushtrisë amerikane që kanë kontribuar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë nëpër botë, veçanërisht për ata që kanë shërbyer në Kosovë. /RTKlive


Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në SHBA

Në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Bashkim Jashari, komandanti i FSK-së, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës, e cila vlerësohet si një nga njësitë kyçe të saj.

Sipas njoftimit të FSK-së, me këtë rast, gjeneral Jashari pati mundësi të shoh nga afër aftësitë dhe kapacitetet e kësaj baze, duke përfshirë helikopterët e modelit Black Hawk, të cilët i ka në dispozicion GKA. Gjithashtu, stafi i kësaj njësie e njoftoi komandantin e FSK-së dhe delegacionin e tij, në lidhje me procedurat e trajnimit të personelit të aviacionit, mirëmbajtjen e helikopterëve, infrastrukturën përcjellëse dhe inspektimet e nevojshme për helikopterët në fjalë.

“Gjatë vizitës, gjeneral Jashari dhe gjeneral Osborn u pajtuan për krijimin e grupeve punuese të përbashkëta për planifikimin e ngritjes së këtij kapaciteti në kuadër të FSK-së, duke përfshirë trajnimin, operimin, mirëmbajtjen dhe infrastrukturën adekuate”, thuhet në njoftim.

Në përfundim, Jashari e vlerësoi lart profesionalizmin e kësaj njësie, si dhe e falenderoi stafin e bazës së Aviacionit për gatishmërinë e tyre që të ofrojë mbështetjen e nevojshme për FSK-në në lidhje me helikopterët Black Hawk, si kapacitet shumë i nevojshëm për FSK në të ardhmen. /RTKlive

Read Previous

​Drejtori i AKI-së viziton KOSTT, diskutojnë për mbrojtjen e infrastrukturës kritike

Read Next

Pep Guardiola: Ja pse ky vit nuk është i njëjtë me sezonin e kaluar për Man City