Vërshimet bllokojnë rrugët në Drenas, qytetarët paralajmërohen për kujdes

 Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrvoci, ka njoftuar se vërshimet kanë bllokuar sërish disa rrugë në këtë komune. 

“Aktualisht, nga vërshimet, janë të pakalueshme rrugët si vijon:Drenas – Guri i Plakës, Drenas – Kroi i Mbretit Shtrubullovë – Korroticë e Ulët, dhe Rruga nga Komorani 1 në drejtim të Komoranit 3”, ka shkruar Lladrovci në Facebook

Ai ka njoftuar se rruga nga Komorani për Skenderaj në drejtimin të Drenasit zhvillohet me vështirësi dhe ka kolona të gjata.

Lladrovci u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos lëvizni pa arsye, të respektoni shiritat e ndalimit të kalimit, të shprehin solidaritet dhe nëse është e mundur të ndihmojnë për të tejkaluar gjendjen.

Ai bëri të ditur se ekipet emergjente janë në terren dhe bashkë me Policinë e Kosovës dhe AME-në, po bëjnë të pamundurën për lehtësimin e gjendjes. /RTKlive

Read Previous

Përmbytjet në Kosovë, IHMK: Mbi 41 mm reshje në dy ditë

Read Next

Reshjet e shiut shkaktojnë sërish vërshime në disa pjesë të Kosovës