Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Reshjet e shiut e borës gjatë ditëve të fundit por edhe gjatë natës së mbrëmshme kanë shkaktuar bllokim të qarkullimit si dhe të njëjtat pika janë bërë të pakalueshme për veturat.
Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar për këto rrugë e për të cilat ka thënë se të njëjtat duhet të shmangen deri sat ë përfundojnë ndërhyrjet e ekipeve që janë në terren për të rregulluar këtë problem.
Në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka grumbullim të ujit si pasojë e kyçeve ilegale në kanalet atmosferike, për çka është bllokuar qarkullimi.
Ekipet sipas Durmishit janë në terren duke punuar në shkarkimin e ujit dhe rruga pritet të hapet për qarkullim brenda ditës.
Te nënkalimi në Mazgit, në drejtim të autostradës, ka grumbullim të ujit si pasojë e bllokimit të kanalit atmosferik. Edhe aty ministri në detyrë tha se po punohet intensivisht në zhbllokimin e rrugës.
Po ashtu, në autostradën “Ibrahim Rugova” ka rrëshqitje të dheut. Në këto momente po punohet për sanim sa më të shpejtë, në mënyrë që qarkullimi të zhvillohet normalisht.
Në Sllatinë, në rrugën Fushë Kosovë – Gjurgjicë, gjithashtu ka grumbullim të ujit në rrugë. Ekipet tona janë duke ndërhyrë në sanimin emergjent dhe shumë shpejt pritet rikthimi i qarkullimit normal.
Në rrugën Zhur–Dragash kemi lëvizje të trupit të rrugës. Është vendosur sinjalizimi përkatës dhe aktualisht qarkullimi zhvillohet në një shirit.
“Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve deri në sanimin e plotë të këtyre problemeve dhe, nëse është e mundur, të evitohet qarkullimi i panevojshëm në këto pika”- ka thënë Durmishi përmes Facebook. /Kallxo.com/