Epikad Hoxha, kryetari i shoqatës së gastronomëve në Gjakovë në një status në rrjetin social facebook ka paraqitur disa nga ankesat e kësaj shoqate duke thënë se mungesa e vaksinave po e mbyllë gastronominë në vendin tonë.
Kryetari Hoxha tregoi se subvencionimi duhej bëhej për 15 ditet e para te muajit Prill, ndersa tani dhe pse jemi me 10 maj, nuk ka asnjë përgjigje nga Qeveria.
I kemi respektuar të gjitha masat që na janë kërkuar duke marr pjesë në 7 takime me qeveritarët, por ende sdmund të planifkojmë verën shtoj tutje Hoxha.
Nëse kërkesat e gastronomëve nuk plotësohen atëherë ata do të jenë të detyruar të rikthehen me protesta deri në plotësimin e kërkesave të tyre.