Kane synon rekordin e Lewandowskit

Credit: Getty Images

Harry Kane është në superformë dhe tani synon një tjetër rekord të Robert Lewandowskit në elitën e futbollit gjerman, atë për gola të realizuar në një edicion. 

Kane ka shkëlqyer me fanellën e Bayernit ndërsa ka realizuar plot 18 gola në 14 paraqitje. I ka edhe tri asistime në Bundesligë. 

Kapiteni i Anglisë ka thënë se rekordi i Lewandowskit është i arritshëm. 

“Mendoj se është i mundur, sidomos pas startit të jashtëzakonshëm që kam pasur”, ka thënë 32-vjeçari për Sky, duke iu referuar 41 golave të shënuar nga Lewa për Bayern Munichun në edicionin 2020/2021. 

Megjithatë, rruga ende është shumë e gjatë për kapitenin anglez. 

“Rekordi i Lewandowskit është i jashtëzakonshëm dhe është vështirë për t’u thyer. E di këtë”. 

Kane, paraqitje shumë të mira ka pasur edhe në garat e tjera. Në këtë edicion deri tani i ka 32 gola e katër asistime në 29 paraqitje në total./koha.net

Read Previous

Nga 20 minuta për Thaçin dhe të tjerët në fjalët përfundimtare – caktohen datat për deklaratat përmbyllëse

Read Next

Bedri Hamza: Pagat rriten dhe tatimet ulen, e kemi bërë dhe do ta bëjmë sërish