Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Sot Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), në bashkëpunim me Forumin Konsultativ me Shoqërinë Civile, në Ditën e pestë të Javës së Integritetit 2025 mbajti takim me një nga temat më të më të rëndësishme për forcimin e transparencës dhe sundimit të ligjit në vend: Sinjalizimin në sektorin publik dhe privat.
Yll Buleshkaj, drejtor i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, theksoi se “Integriteti i zyrtarëve publik nuk është opsion është përgjegjësi e përbashkët, dhe sinjalizuesit janë aleatët tanë më të fortë në këtë rrugëtim”.
“Sinjalizimi në Kosovës si në sektorin privat e atë publik është mjaft i rëndësishëm nëse dëshirojmë që shpejt të shkojmë drejt procesit të integrimit”.
Milot Shala, udhëheqës i Divizionit për Sinjalizim, tha se në sektorin publik, me aktivitetet që kemi organizuar, kemi filluar vitin e kaluar dhe kemi pasur më shumë raste sesa në vitet paraprake.
“Sivjet i kemi dyfishuar rastet, që paraqet një hap të mirë dhe një shpresë se mekanizmi po shqyrtohet në mënyrën e duhur. Shembull janë institucionet publike që janë të pranishme këtu dhe që kanë përzgjedhur njerëzit e duhur. Secili ka mundësi të raportojë për institucionin e vet sipas standardeve minimale që duhet t’i plotësojë çdo institucion. Edhe sektori privat do të ishte mirë të marrë shembull nga sektori publik, të paktën për krijimin e këtyre kanaleve. Mbi 200 institucione kanë krijuar këto kanale. Me rëndësi është që ky kanal të jetë krijuar dhe të funksionojë. Vitin e kaluar kemi pasur 124 raste të raportuara brenda këtyre kanaleve; sivjet, vetëm në gjashtëmujorin e parë, kemi mbi 60 raste brenda institucioneve të tyre”, shtoi ai.
Kurse Lulzim Rafuna kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës tha se për sektorin privat puna e sinjalizuesit është diçka e re, që duhet mirëkuptuar duke pasur parasysh se jemi një shtet në zhvillim dhe bizneset janë në proces përshtatjeje.
“Oda Ekonomike, si institucioni më i vjetër që këtë vit shënon 64-vjetorin e themelimit, gjithmonë ka qenë në krah të bizneseve për t’i mbështetur në plotësimin e standardeve dhe krijimin e një konkurrence të drejtë. Kjo nuk do të ishte e mundur pa punën e sinjalizuesve, qoftë në sektorin publik apo privat. Një institucion publik me integritet është baza e një konkurrence të drejtë dhe baza e motivimit për ardhjen e investitorëve të huaj në vendin tonë”, tha ai. /RTKlive