Anthony Edwards me paraqitje fantastike

Gjatë natës u zhvilluan gjashtë ndeshje në NBA, por drama më e madhe u pa në sfidën mes New Orleans dhe Minnesota, ku mysafirët triumfuan pas kohës shtesë me rezultatin 149:142.

Minnesota cilësohej favorite, megjithatë nuk arriti ta “thyejë” New Orleansin, të cili qëndruan të barabartë gjatë gjithë përballjes dhe madje hyrën në minutën e fundit me epërsi prej katër pikësh (129:125).

Në aksionet vendimtare, Jaden McDaniels udhëhoqi reagimin e Timberwolves, ndërsa Jeremiah Fears humbi një dy pikësh të rëndësishëm. Në sulmin e fundit, Anthony Edwards depërtoi nëpër mbrojtjen e Pelicans dhe shënoi nën kosh për 129:129, duke e dërguar takimin në kohën shtesë.

Në vazhdime, Julius Randle mori përgjegjësinë, duke realizuar 8 nga 20 pikët e Minnesotës në extra time, dhe Timberwolves e regjistruan fitoren e 13-të sezonale. New Orleans, ndërkohë, shënoi humbjen e 19-të.

Edwards ishte fantastik me 44 pikë, rekordi i tij sezonal, ndërsa Rudy Gobert kontribuoi me 18 pikë e 13 kërcime, Naz Reid me 18 pikë, 5 kërcime e 6 asistime, dhe Randle me 16 pikë, 5 kërcime e 6 asistime. Për Pelicans, Trey Murphy ishte më i miri me 33 pikë dhe 15 kërcime.

Në ndeshjet tjera të mbrëmjes, Bostoni mposhti New Yorkun 123:117 falë 42 pikëve të Jaylen Brown.

/telegrafi

Read Previous

Diego Simeone thyen rekordin katastrofik ndaj Barcelonës

Read Next

Trump: Kam zgjidhur tetë luftëra, Ukraina do të jetë e nënta