​Trump: Po anuloj të gjitha dokumentet që Biden nënshkroi me autopen

(Mandel Ngan / AFP via Getty Images)

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar se po anulon të gjitha dokumentet e nënshkruara nga ish-presidenti Joe Biden duke përdorur një autopen – një pajisje automatike nënshkrimi.

Trump thotë se kjo është deri në 92 për qind e dokumenteve të tilla, dhe ai e publikoi deklaratën e tij në Truth Social.

Në mesazhin e tij karakteristik, Trump tha se John Biden nuk ishte i përfshirë në procesin autopen.

“Çdo dokument i nënshkruar nga Joe Biden me një autopen, që ishte afërsisht 92% e tyre, me anë të kësaj anulohet dhe nuk ka asnjë fuqi apo efekt të mëtejshëm. Autopeni nuk mund të përdoret përveç nëse autorizohet posaçërisht nga presidenti i SHBA-së. Me anë të kësaj anuloj të gjitha Urdhërat Ekzekutivë dhe çdo gjë tjetër që nuk është nënshkruar drejtpërdrejt nga Joe Biden, sepse njerëzit që drejtuan autopenin e bënë këtë në mënyrë të paligjshme. Joe Biden nuk ishte i përfshirë në procesin autopen dhe, nëse thotë se ishte, do të akuzohet për dëshmi të rreme”, ka shkruar Trump. /KosovaPress/

Read Previous

​Kallas propozon vazhdimin e mandatit të Sorensen

Read Next

​BE-ja investuesi më i madh i ndihmës financiare me 3.7 miliardë euro në Kosovë