Sot në Hagë, seancë për Hashim Thaçin

Pavarësisht se 28 Nëntori është ditë feste në Kosovë për Pavarësinë e Shqipërisë, në Hagë do të mbahet seanca ndaj Hashim Thaçit. Dhomat e Specializuara kanë caktuar një seancë për këtë datë, që shënon edhe përvjetorin e daljes së UÇK-së.

Seanca, që do të fillojë në ora 9:30 dhe të zgjasë deri në 16:00, do të jetë një konferencë përgatitore për gjykim, ku Thaçi akuzohet për pengim të drejtësisë. Përveç Thaçit, akuzohen edhe Fadil Fazliu, Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Hajredin Kuçi.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kundërshtuar caktimin e seancës për këtë datë, duke shprehur indinjatën dhe zhgënjimin për vendimin e Dhomave të Specializuara. /GazetaSinjali/

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Read Previous

Kurti uron Ditën e Flamurit: 28 Nëntori, një datë e shenjtë e kombit shqiptar

Read Next

Trump: Operacionet tokësore kundër Venezuelës fillojnë ‘shumë shpejt’