Parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa herë pas here do të ketë edhe reshje lokale shiu dhe bore.

Reshjet e borës pritet të shfaqen edhe në disa zona të ulëta, sidomos në pjesën veriore dhe verilindore të vendit, me gjasë duke përfshirë edhe Prishtinën.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-36 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 7°C. /GazetaSinjali/

Read Previous

Grok vlerëson Musk më shumë se legjendat e sportit dhe artit

Read Next

Trump:​ Plani aktual i paqes për Ukrainën nuk është përfundimtar