Gruda kërkon të ndërpritet seanca për buxhetin: Është jokushtetuese

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka qenë deputeti i cili ka përfaqësuar partinë ku ai bën pjesë për seancën e thirrur nga VV-ja për buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Ai tha se kjo seancë është jokushtetuese dhe se s’mund të mbahet seancë pa u zgjedhur qeveria.

Gjithashtu deputeti i PDK-së kërkoi që kjo seancë për buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ndërpritet për t’u rikthyer tek ajo e orës 14:00 për formimin e qeverisë.

“Kam ardhur sot këtu për të përfaqësuar mendimin e PDK-së dhe për të shpjeguar se pse nuk marrim pjesë në seancë, dhe pse për ne është Kushtetuese. Kjo seancë do të mbahet në mend si seanca në të cilën të gjithë ne e dijmë që është jokushtetuese. Asnjë vend nuk mund të mbajë seancë pa zgjedhur qeverinë”, tha fillimisht Gruda.

“Në asnjë vend nuk lejohet që të trajtoj çështje tjera, përveç qeverisë. Kjo është praktika e deri sotme parlamentare e Kosovës”, shtoi ai.

“Si mund të formohen Komisione parlamentare kur s’është definuar kush është opozita e kush pozita. Kosova s’ka pozitë dhe opozitë sot. E dyta miratimi i projektligjeve, qeveria jonë është qeveri në detyrë, e kjo s’mund të paraqes në Kuvend projektligje”, tha Gruda.

“Kërkoj si deputet, të ndërpritet kjo seancë dhe të mblidhemi në seancën e orës 14:00”, tha Gruda.


Gruda-Haxhiut: “Ti se din çka është qeveria në dorëheqje dhe ajo në detyrë”

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka qenë deputeti i cili ka përfaqësuar partinë ku ai bën pjesë për seancën e thirrur nga VV-ja për buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Ai tha se kjo seancë është jokushtetuese dhe se s’mund të mbahet seancë pa u zgjedhur qeveria.

“Kam ardhur sot këtu për të përfaqësuar mendimin e PDK-së dhe për të shpjeguar se pse nuk marrim pjesë në seancë, dhe pse për ne është Kushtetuese. KJo seancë do të mbahet në mend si seanca në të cilën të gjithë ne e dijmlë që është jokushtetuese. Asnjë vend nuk mund të mbajë seancë pa zgjedhur qeverinë”, tha fillimisht Gruda.

“Në asnjë vend nuk lejohet që të trajtoj çështje tjera, përveç qeverisë. Kjo është praktika e deri sotme parlamentare e Kosovës”, shtoi ai.

“Si mund të formohen Komisione parlamentare kur s’është definuar kush është opozita e kush pozita. Kosova s’ka pozitë dhe opozitë sot. E dyta miratimi i projektligjeve, qeveria jonë është qeveri në detyrë, e kjo s’mund të paraqes në Kuvend projektligje”, tha Gruda.

Gjatë fjalës së tij, Gruda tha se në nenin 31 të Ligjit për qeverinë, ku këtu ka ndërhyrë nënkryetarja e VV-së, Albulena Haxhiu i cili i propozon Grudës të lexonte nenin 28 paragrafin 1.

“Jam i bindur që ti nuk e din çfarë është qeveria në dorëheqje e çfarë ajo në detyrë. Mos abuzo me detyrën. Je nënkryetare e Kuvendit, unë jam deputet. Se kam me juve debatin por me qytetarin”, i tha Gruda, Haxhiut.

“Ky kuvend nuk ka lidhje me qeverinë ekzistuese”, shtoi tutje Gruda.


“Ish dashtë me u përgjigj penalisht” – përplasje mes Muratit dhe Grudës në seancë, përfshihet edhe Albulena Haxhiu

Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati dhe ai i PDK’së, Përparim Gruda, që është i vetmi nga partitë tjera që po merr pjesë, janë përplasur në seancën e sotme. Më pas është përfshirë edhe Albulena Haxhiu, shkruan Reporteri.net.

Gjithçka nisi pasi Gruda tha se Kuvendi nuk mund të mbajë seanca pa u formuar Qeveria, duke e cilësuar këtë të sotmen për buxhetin si kundërkushtetuese.

“Kjo nuk qëndron. Nuk është e shkruar askund një gjë e tillë… Fakti që deputeti Gruda është sot këtu, tregon edhe për disonancën Brenda partisë….Po e shoh që është në siklet sepse si jurist po i nevojitet të thotë gjëra të pavërteta”, tha Murati.

Gruda i replikoi ku tha se fakti që VV e ka vendosur Muratin që të flasë për çështjet juridike, tregon “sa seriozisht e merr” kjo parti “Kushtetutën e Ligjin.

“Fakti që VV ka vendos që çështjet juridike t’i mbroj përmes Ministrit të Financave, tregon sa shumë seriozisht e keni marrë Kushtetutën e Ligjin. Unë nuk mendoj që e keni ba punën as si ekonomist mirë…Nuk e kuptoj pse e bën atë lexim, se s’je jurist”, tha Gruda.

Këtu pastaj u përfshi ish-Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Ligji na lejon që kjo qeveri në detyrë që të dërgojmë buxhet në Kuvend”, tha Haxhiu, teksa i akuzoi partitë që po e bojkotojnë seancën se janë bërë bashkë me Listën Serbe.

Haxhiu shkoi më tej ku tha se do të duhej të përgjigjeshin penalisht të gjithë që po tentojnë ta fusin vendin në krizë sociale.

“Me pas Prokurori të përgjegjeshme e profesionale, të gjithë ata që tentojnë me fut vendin në krizë sociale, ish dashtë me u përgjigj penalisht”, tha Haxhiu.

“Ne s’jemi si ju. Shkojmë në zgjedhje e pastaj qytetarët ua japin ndëshkimin”, shtoi ajo.

Gruda iu kundërpërgjigj edhe asaj.

“Me pas një vend minister të drejtësisë një person që s’dallon kufizimet prej përjashtimeve”. /Reporteri.net

Read Previous

Kusari-Lila: Plani i rritjes nëse nuk miratohet deri në dhjetor, 10% humbin

Read Next

Kurti: Në Kosovë nuk ka krizë ekonomike