Kurti: Lëvizjen s’e ndali as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, një ditë pas balotazhit aktivistëve të partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti u ka thënë se partia në këto zgjedhje ka fituar më shumë se kurdoherë më parë. 

Ai ka thënë se partinë që e udhëheq nuk e ndali as, siç është shprehur, bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. 

“Tash do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju faleminderit çdonjërit për angazhimin. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore”, ka shkruar Kurti. 

Ai u ka kërkuar qytetarëve që të mbajnë përgjegjës secilin kryetar të zgjedhur për premtimet e dhëna. 

“Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja. Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna dhe gjendjen në qytete e fshatra”, ka shkruar Kurti./koha.net/

Read Previous

Sindikata e RTK-së paralajmëron protestë më 13 nëntor

Read Next

Vetëm në katër komuna kryetarë të rinj