Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, janë evidentuar dy raste, një sulm me mjet të mprehtë në Malishevë dhe një zjarrvënie në Rahovec. Në rastin e dhunës në familje, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa në rastin e zjarrit, autoritetet po hetojnë shkaqet në koordinim me prokurorin dhe ekspertin e zjarrit.
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË NË FAMILJE
Malishevë 19.10.2025-22:30.
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar dhe i ka shkaktuar lëndime në dorë me një mjet të mprehtë(brisk).Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje.
ZJARRVËNIE
Rr. Fahri Fazliu, Rahovec 19.10.2025-NN.
Është raportuar se është përfshirë nga zjarri një stallë e mbushur me ushqim bagëtishë ku është djegur ushqimi për bagëti si dhe një moto kultivator. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësat. Lidhur me rastin është njoftuar eksperti i zjarrit dhe prokurori.