Avokati i Thaçit kërkon shtyrjen e afatit për dëshmitarët e rastit

Avokati i mbrojtjes së Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, ka kërkuar shtyrjen e seancave për dëshmitarët, duke thënë se dëshmitë s’mund të kryhen deri më 14 nëntor. Gjykimi do të rifillojë të hënën, më 27 tetor, në orën 09:00.

Përveç kësaj, ai tha se nuk do të mund t’i përmbahen as afatit për dorëzimin e dosjes përfundimtare. Ai ka shtuar se do të bëjnë kërkesë për shtyrje afati, pas bisedimit me Prokurorinë. Këtë kërkesë avokati e shtroi në përfundim të seancës të së enjtes, ku përfundoi dëshmia tre ditore e dëshmitarit të mbrojtjes, James Peter Covey.

“Nuk do të jetë e mundur që të përfundojmë me datën 14 dhe për të dërguar mocionet e tjera që na duhen, e po ashtu edhe dosjen përfundimtare të datës 22 dhjetor”, tha Mishetiq.

Kurse, avokati i Kadri Veselit, Rodeny Dixon tha se janë edhe një numër apelesh të cilat duhet të merren parasysh si prova të përbashkëta, duke përfshirë raporte mjeko-ligjore, përgjime dhe me dëshmitarë të Rregullës 155. Ai ka shtuar se këto dëshmi duhet të merren parasysh kur të merren vendimet lidhur me afatin kohor që e përmendi Luka Mishetiq. /GazetaSinjali/

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Read Previous

Osmani takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s

Read Next

Fletëvotimet për zgjedhjet lokale u shtypën në Slloveni, sot pritet të mbërrijnë në Kosovë