Ferrari | Vasseur: Nuk jemi në gjendje të përfitojmë nga mundësitë që krijohen në garë

Gara e fundit e Formula 1 zhvilluar në Baku nuk ka qenë shumë pozitive për Ferrari, që tani përgatitet për sfidën e radhës, atë që zhvillohet në Singapor.

Drejtori sportiv Frederic Vasseur, duket se ka nisur të ketë dyshimet e para në lidhje me pilotët dhe makinën që ka në dispozicion. Kjo, duke parë me kureshtje edhe të ardhmen.

“A po udhëheq një ekip fitues? Jam i bindur për këtë, por do të duhet të përmirësohemi, si të gjithë të tjerët. Na mungon një sasi e caktuar oportunizmi për të përfituar nga mundësitë që lindin”, tha Vasseur.

Më tej, francezi tha: “Problemi ynë është se në fundjavë kur McLaren ka vështirësi, edhe ne kemi vështirësi sepse makina jonë ka karakteristika të ngjashme me atë të McLaren. Nëse ata nuk shkëlqejnë, as ne nuk shkëlqejmë”. /Telesport.al/

Read Previous

Drejtori i Walmart: Inteligjenca artificiale do të ndryshojë absolutisht çdo punë

Read Next

1 milion shishe Ujë Rugove me mesazhin ‘Zbulimi i hershëm shpëton jetë”