Zyrat e ‘KRU Gjakova’ janë bastisur nga hetuesit e krimeve ekonomike më 29.09.2025 ndërsa cak janë tri kontrata të dyshimta të lidhura nga kjo ndërmarrje.
Më 18.03.2025, kur ishte arrestuar kryeshefi i Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Gjakova”, Hasan Krasniqi, në institucionin që ky i fundit drejtonte, hetuesit e Krimeve Ekonomike gjatë bastisjes kishin arritur që të sekuestronin dy kontrata të cilat dyshohej se ishin të falsifikuara.
Një aktvendim për ekzaminim të këtyre dy kontratave ishte nxjerrë nga Prokuroria Speciale më 03.09.2025. Këto kontrata siç mëson janë për qiramarrjen e barkës për të cilën KALLXO.com kishte raportuar muaj më parë.
KALLXO.com mëson se nga ekzaminimi i këtyre dy kontratave të dyshuara si të falsifikuara, nga “KRU Gjakova” ishin marrë si origjinale ndërsa kanë rezultuar se janë të printuara. Për këtë arsye gjatë basistjes së kryer më 29.09.2025, kërkonte edhe formën origjinale të këtyre kontratave për të zbardhur qartë nëse të njëjtat janë apo jo të falsifikuara./Kallxo.com