Axios: SHBA-ja dhe Izraeli gati të bien dakord për armëpushim në Gazë

SHBA-ja dhe Izraeli janë shumë afër një marrëveshjeje mbi planin e presidentit amerikan, Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë, pas bisedimeve midis të dërguarit të Posaçëm, Steve Witkoff, Jared Kushner, dhëndrit të Trumpit, dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar një gazetar i Axios duke cituar një zyrtar të lartë amerikan.

Zyrtari ka shtuar se mbetet që edhe Hamasi të bjerë dakord.

Trumpi ka thënë të dielën se shpreson të finalizojë një propozim për planin e paqes në Gazë në një takim të hënën me kryeministrin e Izraelit Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë. 

Trumpi e ka paraqitur një plan disa pikësh për t’i dhënë fund luftës, gjatë një takimi që ka pasur javën e kaluar me liderët arabë, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në OKB.  

Read Previous

Seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së shtyhet për të martën

Read Next

Shpejtësia shkaku kryesor i aksidenteve, ekspertët kërkojnë strategji për siguri rrugore