Begaj: Miqësia shqiptaro-amerikane, aleancë e fortë dhe strategjike

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump duke theksuar lidhjet e forta dhe të pathyeshme midis dy vendeve.

Në këtë takim u vlerësua miqësia shqiptaro-amerikane, e cila konsiderohet si një aleancë historike dhe strategjike, duke nënvizuar bashkëpunimin e vazhdueshëm në fusha të ndryshme politike, ekonomike dhe sigurisë.

“Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike”, ka shkruar Begaj në facebook.

Presidenti shqiptar po merr pjesë në punimet e sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. /RTKLive

Read Previous

Katër institucione globale mediatike i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen e gazetarëve në Gaza

Read Next

Milan – Napoli, kryendeshja e kësaj jave në Serie A