Bajrami njofton se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pas ankesës së dërguar në Komunitetin e Energjisë në Vjenë si dhe në Zyrën e Rregullatorëve të Energjisë në Ljubljanë.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka njoftuar se në ankesën e dërguar kanë kërkuar hetime veçanërisht për kostot e transportit dhe mosrespektimin e rregullores REMIT.

“Pretendimet e tona për keqpërdorim në fushën e importit të energjisë kishin bazë dhe tani kanë marrë vëmendje ndërkombëtare. Fakti që hetimet kanë nis nga vetë ZRRE është rezultat i metodës së punës së institucioneve të lartpërmendura ku hetimet në shtetet e caktuara i zhvillojnë nëpërmjet zyrave rregullatore të shteteve përkatëse, në këtë rast Kosovës”, ka shkruar Bajrami.

Me implikimin edhe të ndërmarrjeve si KOSTT, KEK si dhe vetë ZRRE-së, Bajrami tha se tash presin të nisin hetimet “sa më parë edhe nga Prokuroria Speciale në Kosovë e cila ka pranuar dosjen përkatëse”.

Read Previous

Gjermania do të shpenzojë 35 miliardë euro për sigurinë hapësinore deri në vitin 2030

Read Next

Tetë universitete publike në Kosovë nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi