Gjermania s’do t’u bashkohet aleatëve në njohjen e shtetit palestinez

Gjermania ka bërë të ditur se nuk do të ndjekë aleatët evropianë tani për tani, në njohjen e shtetit palestinez. 


Gjermania ka bërë të ditur se nuk do të ndjekë aleatët evropianë tani për tani, në njohjen e shtetit palestinez. 

Ndërsa po nisej për në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që mbahet këtë javë në Neë York, ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, ka thënë se “një zgjidhje e negociuar me dy shtete është rruga që mund t’u mundësojë izraelitëve dhe palestinezëve të jetojnë në paqe, siguri dhe dinjitet”.

Por ka shtuar, se për Gjermaninë, njohja vjen në fund të këtij procesi. 

“Për Gjermaninë, njohja e një shteti palestinez vjen më shumë në fund të procesit. Por ky proces duhet të fillojë tani”, është shprehur ai./koha.net

Read Previous

FSK hap konkurs për 60 ushtarë të rinj nga komunitetet jo shumicë

Read Next

Boksieri Jozef Rrasi arrin fitoren e tretë në boksin profesional