Britania e Madhe pritet të njohë sot zyrtarisht shtetin palestinez

Creator: Reuters

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, pritet të shpallë sot njohjen zyrtare të Palestinës.

Ky hap vjen pasi Starmer kishte paralajmëruar në korrik se Britania e Madhe do ta ndryshonte qëndrimin e saj në shtator, nëse Izraeli nuk përmbushte disa kushte, përfshirë arritjen e një armëpushimi në Gaza dhe zotimin për një marrëveshje të qëndrueshme paqeje që garanton zgjidhjen me dy shtete.

Njohja e Palestinës shihet si një ndryshim i madh në politikën e jashtme britanike, pasi qeveritë e mëparshme kishin deklaruar se ajo mund të ndodh në rast se arrihet paqja.

Reagimet për këtë njohje qenë të mëdha  nga qeveria izraelite, familjet e pengjeve si dhe nga disa deputetë konservatorë britanikë. /RTKlive

Read Previous

Krejt çka tha James Rubin tri ditë pas dëshmisë në Hagë

Read Next

​11 vjet nga vizita e Papa Françeskut në Shqipëri