​Begaj përkujton viktimat e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar viktimat e sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Ai shkroi në Facebook se “Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër cdo forme terrorizmi dhe dhune”.

“Sot, me dhimbje të thellë, përkujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi qytetin e New Yorkut. Shqipëria riafirmon qëndrimin e saj të vendosur kundër çdo forme terrorizmi dhe dhune, kudo në botë, dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë me familjet e viktimave, popullin dhe institucionet e Shteteve të Bashkuara”, shkroi Begaj në Facebook.

SHBA-ja përkujton rreth 3 mijë persona që vdiqën në sulmet terroriste të 11 shtatorit. Më 2001 fillimisht një aeroplan i rrëmbyer ishte përplasur mbi kullën veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork, ndërsa 17 minuta më vonë, një aeroplan tjetër pasagjerësh përplaset mbi kullën jugore.

Ekspertët shprehen se 11 shtatori 2001, ndryshoi shumë gjëra në botë. Këto ngjarje u bënë shkak për nisjen e një fushate të gjerë të udhëhequr nga SHBA-të kundër terrorizmit. /KosovaPress

Read Previous

Aktakuzë për spiunazh ndaj një personi, paguhej për informatat që i jepte BIA-s

Read Next

Krerët e shtetit nderojnë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA