Ndërsa kostot e jetesës dhe pasiguria ekonomike globale vazhdojnë të rëndojnë mbi shumë njerëz financiarisht, disa të huaj që jetojnë e punojnë jashtë vendlindjes së tyre (shpesh të quajtur expat), kanë zbuluar se shpërngulja jashtë vendit mund të jetë më e lehtë për kuletën.
Për të pestin vit radhazi, Vietnami është vendi më i përballueshëm në botë, duke u renditur i pari nga 46 destinacione sa i përket financave personale, sipas studimit Expat Insider 2025 të InterNations, një platformë dhe komunitet global online për personat që kanë emigruar.
Studimi, i zhvilluar çdo vit që prej 2014-ëas, ka mbledhur përvoja nga mbi 10,000 ekspatë që përfaqësojnë 172 kombësi dhe jetojnë në vende e territore në mbarë botën.Në sondazhin për indeksin e financave personale, pjesëmarrësit u pyetën të vlerësonin kënaqësinë me situatën e tyre financiare, koston e përgjithshme të jetesës dhe nëse të ardhurat e disponueshme familjare ishin të mjaftueshme për një jetë komode në vendin e tyre të banimit.