Ja kur mbahet ankandi i radhës i letrave me vlerë në shumën 20 milionë euro

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 12 shtator 2025 do të mbahet ankandi i dhjetë për vitin 2025.

Sipas njoftimit, në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20.00 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatami”, thuhet në njoftim.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit mund të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Read Previous

Edhe shefi i BE-së aludon që Kuvendi ende s’është konstituuar, kërkon të respektohet Kushtetuta

Read Next

Albion Rrahmani, lojtar i muajit në elitën çeke